Oh! Pushime si këto të Elvanës (Video)

Elvana Gjata është duke bërë pushimet perfekte.

E gjithë kjo nis me Rivierën Franceze. Si fillim preu biletat VIP bashkë me miqtë më “cool” (Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Almeda dhe Tolgahan Sayışman) dhe pa nga afër një performancë fantastike të çiftit Carter në Nicë.

Advertisement

 Më pas udhëtoi drejt Saint-Tropez për të festuar në një nga clubet më të frekuentuara nga artistët dhe personazhet e famshëm të së gjithë botës, ku takoi Poo Bear me familjen e tij dhe kërceu nën ritmin e këngës “Mike” (më të dëgjuar të momentit).

Për të vazhduar më pas me një zgjim si ato që shikojmë nëpër filma, në një vilë mahnitëse në Côte d’Azur. Pasi provoi ushqimet e shijshme franceze, ishte koha për një udhëtim me helikopter për të shijuar nga lart bukuritë e jugut të Francës. Jo, nuk mbaron me kaq…

Pasi zbrti nga helikopteri, e priti një xhiro me një super veturë që e çoi drejt avionit privat përsëri nën shoqërinë e Poo Bear dhe vogëlushit të tij. Për ku vallë? Këtë do e zbulojmë në postimet e mëtejshme të këngëtares…