“Mike” kërcehet në Saint-Tropez (Video)

Elvana, Ermali, Ami, Almeda dhe Tolga ishin të pranishëm në koncertin e Beyonce dhe Jay-Z në Nicë dhe prej aty, grupi u zhvendos në Saint-Tropez për disa ditë pushimesh fantastike.

Sipas postimeve në Instagram Story, Elvana është gjithashtu nën shoqërinë e producentit Poo Bear dhe familjes së tij (a e patë sa i këndshëm është vogëlushi? ?).

Advertisement

Në një moment gjatë festës në Nikki Beach, i njohur si vendi ku festojnë gjithë personazhet e famshëm, Elvana u surprizua kur dëgjoi të luhej kënga e saj (më e dëgjuara e momentit) “Mike” në bashkëpunim me Ledri Vula dhe John Shahu. Jo vetëm që po dëgjohej, por dhe po kërcehej nga të pranishmit.

Çfarë ndjesie e bukur duhet të jetë!