Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të vokalistes së “Cranberries”, Dolores O’Riordan

Dolores O’Riordan, këngëtarja e grupit të famshëm irlandez “Cranberries” u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare në janar të këtij viti.

Pas kaq kohësh del në dritë shkaku i vdekjes së saj tragjike.

Dolores O’Riordan, është mbytur në tualetin e saj si pasojë e intoksikimit nga alkooli. Të paktën kështu rezulton pas një hetimi, të kryer mbi vdekjen e parakohshme të saj, të verdikt i dëgjuar gjatë një seance gjyqësore në Londër në ditën që do të shënonte 47-vjetorin e lindjes së saj.

Ajo dyshohet të ketë pirë jashtëzakonisht shumë, përpara se të gjendej e vdekur në dhomën e hotelit “Hilton” në Park Lane të Londrës, në orën 9 të mëngjesit të 15 janarit. Niveli i alkoolit në gjak për të ishte 330 mg për 100 ml, më shumë sesa katërfishi i limiteve të lejuara për të drejtuar një automjet, prej 80 mg.

O’Riordan, e cila kishte anuluar një tur me grupin e ribashkuar “Cranberries” në vitin 2017 për shkak të një problemi në shpinë, ndodhej në Londër për të regjistruar këngët e radhës. Ajo u gjet e zhytur në ujë, me fytyrën lart në vaskën e tualetit, nga një shërbyese. Në momentin kur ekipet e emergjencës mbërritën në hotel, policia po përpiqej ta risillte në jetë duke performuar “CPR”-në, por pa ia dalëdot dhe në orën 9:16 u shpall e vdekur.

Ndër provat e gjetura ishte edhe konsumi tejet i lartë i duhanit dhe alkoolit, sikurse edhe përdorimi i ilaçeve që lëshohen me recetë, përfshi lorazepamin. Në minibarin e dhomës u gjetën 5 shishe të boshatisura, sikurse edhe një shishe shampanje.

Raporti mjekoligjor pas vdekjes, i hartuar nga Dr. Adam Combe, del në përfundimin se ajo është mbytur si pasojë e intoksikimit. Pas vdekjes së saj, policia kishte deklaruar se askush nuk dyshohej, ndërsa nuk u gjet as ndonjë letër që të shpjegonte arsyet e “vetëflijimit” ndoshta të pavullnetshëm.

O’Riordan u lind në Limerick të Irlandës në vitin 1971 dhe iu bashkua grupit “Cranberries” – fillimisht i quajtur “Cranberry Saw Us” në vitin 1990, dhe performoi me ta deri në vitin 2003, kur ata vendosën të merrnin një periudhë pushimi. Zëri i saj i veçantë e bëri bandën muzikore tejet të suksesshme në të dyja anët e Atlantikut. Mes hiteve të grupit shquhen “Linger”, “Zombie”, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.