Ndërkohë që presim edicionin e 63 të Eurovision, i cili do të zhvillohet në Portugali nga data 8-12 Maj, në Chaud Patate në Radio NRG, jemi gjithmonë duke zbuluar diçka të re nga dita në ditë.

Siç e dimë, pjesëmarrës nga Shqipëria do të jetë Eugent Bushpepa me këngën “Mall” dhe artistit mesa duket nuk i ka mjaftuar vetëm një videoklip, por është duke punuar edhe për një tjetër.

Advertisement

Sipas gazetarëve, xhirimet e klipit kanë filluar, këngëtari nuk do të jetë protagonist, por pjesë e klipit të dytë do të jetë modelja e njohur Dania Bazaiti.

Modelja në fjalë ka qenë pjesë e Milano Fashion Week, është tepër interesante si dhe ka një bukuri mjaft të veçantë.

Gjithashtu kostumet në klip kanë një ndërthurje mes modernes me populloren.

Nuk dihet ende nëse edhe klipi i dytë do të jetë pjesë e Eurovision-it, por kemi përshtypjen që ka për të qenë mjaft interesant.