Zayn dhe Gigi sërish bashkë? (Foto)

U bë më shumë se një muaj që çifti simpatik, Zayn Malik dhe Gigi Hadid i dhanë fund lidhjes së tyre dy-vjeçare, duke mërzitur shumë fansa.

Por ish çifti aq i dashur për publikun duket se po mendojnë të rikthehen bashkë, pasi ajo që ngre dyshime është se të mërkurën Zayn u pa afër apartamentit të Gigi-t në New York. Por përveç kësaj, syrit vëzhgues nuk i ka shpëtuar fakti se Zayn, teksa po kthehej në apartamentin e tij në mëngjes, mbante veshur të njëjtat rroba. Kjo bën të mendohet se ka fjetur nga modelja.

Advertisement

E si të mos mjaftonte kjo, Gigi pëlqeu një nga fotot e ish të dashurit në Instagram.