You&Me/ Shqiptarët apo kosovarët? Fifi tregon se kush e bën më mirë (Video)

E ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte këngëtarja simpatike, Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi.

Gjatë intervistës ajo tregoi se ishte jo vetëm një artiste e talentuar, por edhe një vajzë e sinqertë, e dashur dhe me këmbë në tokë.

Advertisement

Sigurisht, nuk mund të ishte një intervistë e mirëfilltë nëse Julka dhe Arjoni nuk do e “ngacmonin” pak me pyetjet e tyre, e konkretisht me një mini-quiz të titulluar “Kush e bën më mirë?”, duke iu referuar njerëzve në Shqipëri dhe në Kosovë.

Julka: Ushqimi?
Fifi: Shqipëri

Julka: Vozitja?
Fifi: Kosovë

Julka: Puthje?
Fifi: Kosovë

Julka: Prekje?
Fifi: 50/50

Julka: Seks?
Fifi: (pauzë, më pas qesh) Shqiptarët…e kosovës dhe të shqipërisë, nuk e di, ne (kosovarët) jemi më të egër, nuk e di o motra (qesh)…

Julka: Ndarje?
Fifi: Kosovarët

Julka: Kush flirton më mirë?
Fifi: Shqiptarët…
Julka: Pse flirtojnë? Se mua më thonë gocat që nuk flirtojnë fare…
Fifi: Po dhe është shumë e shpifur…(duke vazhduar të shpjegojë gjithë etapat e flirtimit nëpërmjet pijeve)

Julka: Kush këndon më mirë?
Fifi: Kosovarët

Julka: Kush e shet veten më mirë (për artistët)?
Fifi: Shqiptarët e shesin më shtrenjtë, kosovarët e shesin më të talentuar

Julka: Kush shtiret më mirë?
Fifi: Shqiptarët!

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë më poshtë: