Lori Hoxha ishte mjaft argëtuese dhe energjike të premten e ftuar në emisionin “You&Me” në Energy Radio.

Përpos të gjithave, blogerja dhe trashëgimtarja e Top Medias foli dhe për punën që bën në një ndër mediat më të mëdha në Shipëri. E pyetur nëse do të këtë Top Awards këtë vit Lori tha me shumë siguri: Këtë vit do bëhet Top Aëards, kaq po ju them. Që këtë vit do të bëhet, nuk diskutohet.

Lori foli dhe për marrëdhënien me mamin duke treguar se janë shumë të lidhura dhe në punë kanë bashkëpunim shumë të mirë me njëra-tjetrën.

“Mami është jeta ime, shpirti im, dashuria e jetës time. Në familje është shumë paqësore, më shumë se ç’duhet. Me mamin si drejtuese kemi një gjë shumë të mirë që mirëkuptohemi dhe i flasim gjërat përpara se të jemi me njerëz të tjerë dhe kur jemi më njerëz të tjerë jemi gjithmonë në një mendje. Nuk bëjmë kështu, debate publike. Ka pas qenë shumë e rreptë për jetën time, për makinat më shumë se unë ecja shpejt, por tani është e qetë se unë nuk i jap më makinës.”,- tha Lori për You&Me.

Blogerja tregoi dhe për rolin e saj në Top Media, duke i dhënë përgjigje të gjithë kritikuesëve për ndërhyrjet e saj në media.

“Top Media është gjithmonë në evuolim. Nuk kam ndonjë ndërhyrje madhore në Top Media, si media e gjerë, por kam ndërhyrë me gjëra të vogla, emisonet që bëhen, ndryshime të vogla në programacion. Por, në Top Media është një grup i madh që vendos.”,- u shpreh Lori.

Çfarë do të bënte ndryshe Lori Hoxha?

“Kam jetuar në Romë për 8 vjet dhe nëse do të ndryshoja një gjë në jetën time s’do isha kthyer kurrë në Shqipëri aq herët. Të paktën të kisha mbyllur gjimnazin, se unë vitin e fundit të gjimnazit erdha dhe e bëra në Shqipëri dhe pendohem si dreqi. E para njëherë nuk kishte rregulla. Unë nuk shkoja në shkollë dhe ditën e fundit të shkollës më thot zysha: Ej dëgjo, si i do notat?, i thash: Ti shiko 10-a mi vër po deshe. Kështu që i mora.”,- tha Lori duke qeshur.

Intervista e plotë e Lori Hoxhës në You&Me:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.