Bes Kallaku provoi mbrëmë  një eksperiencë të re, atë të bashkëprezantimit në festivalin “Kënga Magjike”.

Aty sigurisht nuk mund të mungonin humori dhe batutat mes tij dhe kolegut, Erion Isai. Një moment dyshja e humorit ironizuan edhe  vajzat që postonin papushim foto në Instagram dhe për këtë pjesë Besi mori shembull Xhensilën duke sjellë një rast.

Advertisement

“Xhensila ishte sëmurë para një koncerti: ‘Obobo si do këndoj’, thoshte ajo. Se si më shkoi në mendje që t’i bëja një foto. Çfarë t’iu tregoj gati po fluturonte. I shkoi direkt temperatura 36”,- tregonte besi duke shkaktuar të qeshura pa fund në sallë.

Sigurisht që këngëtarja e ka pritur me mjaft sportivitet dhe këtë e ka treguar me videon e postuar në Instastorie.
“Krenaria ime, lumturia ime”,- shkruan ajo.