Xhaka reagon ndaj Federatës Zvicerane: Po kthehemi në Epokën e Gurit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili u shpreh se për Zvicrën në të ardhmen duhet të luajnë vetëm futbollistët që kanë një shtetësi.

Kjo deklaratë vjen pas simbolit të shqiponjës nga Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që bëri gjithë botën të flasë.

Advertisement

“Janë diskutuar ide të ndryshme se si të përshtaten rregulloret të FIFA-s ose për idetë për t’u obliguar/detyruar lojtarët në një fazë më të hershme për t’u bërë pjesë e nivelit të kombëtares (për shembull duke i kontraktuar ose për të hequr dorë nga kombësitë/shtetësitë e shumta gjatë rekrutimit ose marrjes pjesë në programet e FZF-së për futbollistë të rinj. Vendim adekuat nuk është marrë.

FZF-ja do ti shoqëron edhe më mirë futbollistët që me U ekipet me Zvicrën edhe tituj të fitojnë, por pastaj me 22 vjet nuk duhet të ekspozohen ndaj presionit të konsiderueshëm, se ata duhet të luajnë për një vend tjetër dhe ndoshta kundër Zvicrës. FZF-ja edhe më tej nuk dëshiron ta neglizhojë promovimin dhe trajnimin e futbollistëve të rinj që nuk kanë një atdhe të dytë për ta zgjedhur”, thuhet në reagimin e federatës zvicerane.

“Në thelb, FZF-ja dëshiron një trajtim të drejt dhe të respektueshëm të futbollistëve dhe futbollisteve kombëtar dhe më pak fotografim bardh e zi, që është: shumë lëvdatë, nëse ata luajnë me sukses, por edhe akuzë për mungesë të identifikimit, nëse nuk punon sipas dëshirës.

FZF-ja vazhdon ta promovojë integrimin dhe përfshirjen në të gjitha nivelet.”

Lidhur me këtë, Xhaka shprehet:

“Po dëgjoj këto komente lidhur me futbollistët me disa shtetësi që përfaqësojnë Zvicrë, një gjë që më prek mua dhe shumë të tjerë.
Pak kohë pas humbjes së hidhur në Rusi, ju s’keni pse bëni një gjë të tillë. Ne jemi të gjithë zvicerianë dhe jemi krenar për për gjithë çka ky vend ka bërë për ne. Por rrënjët e mia janë në Kosovë, siç janë të Breel Embolo në Kamerun, Manuel Akanji-t në Nigeri dhe Ricardo Rodriguez në Kili dhe Spanjë.
Ekipi i kombëtares zviceriane përbëhet nga 50-60% futbollistë me shtetësi të dyfishtë, madje dhe menaxheri është si ne.
Mendoj se këto janë mendime të kota, po trajtohemi si në Epokën e Gurit.”