Nëse e keni parë të paktën një herë “Titanic”, me siguri e mbani mend çiftin Jack dhe Rose, të cilët mishëruan dashurinë e vërtetë në një film.

Roli i Jack luhej nga aktori i famshëm Leonardo DiCaprio, ndërsa Rose nga bukuroshja Kate Winslet. Kjo e fundit, pas “Titanic” ka marrë pjesë dhe në shumë filma të tjerë, nga të cilët ka marrë shumë çmime. Por, mbrëmjen e kaluar, Kate Winslet rrëmbeu më shumë se një çmim gjatë “Hollywood Film Awards”.

Advertisement

Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit si fituese në rolin më të mirë protagonist, aktorja e famshme u shpreh se ndihej e nderuar që gjatë xhirimeve të filmit të saj më të fundit “Wonder ëheel” ishte e rrethuar nga aktore të mëdha si Allison Janney.
42-vjeçarja ëinslet shtoi se do të donte të përkëdhelej apo të puthte aktoren e famshme, të cilën e ka idhull dhe kjo dëshirë ju realizua menjëherë.

Allison Janney u ngjit në skenë dhe ashtu siç dëshironte ajo i dha Kate ëinslet një puthje në buzë. Publiku pjesëmarrës qeshën me të madhe, dhe pas përfundimit të mbrëmjes të gjithë pranuan se ky ishte një ndër momentet më qesharake dhe të sikletshme të “Hollywood Film Awards”.