Reperi Craig Mack u nda nga jeta ditën e djeshme për shkak të një ataku kardiak.  

Miku dhe producenti i tij Alvin Toney ka treguar, për Daily News, se reperi ishte shtruar në spital dhe se e priste vdekjen. Toney është shprehur gjithashtu se Mack ishte besimtar dhe nuk e kishte frikë vdekjen. “Doja shumë që bota ta njihte, ta shijonte talentin e tij, por ai nuk donte, ishte besimtar dhe donte të shkonte në kishë”, -ka rrëfyer Toney.

Mack, lindi më 10 maj 1971 në Queens të New York-ut. Ai u rrit në famë në vitin 1994, pas publikimit të albumit të tij të parë për Bad Boy Entertainment themeluar nga Sean Combs (i njohur ndryshe si P. Diddy). Ishte “Project: Funk Da World”, i cili ra nga renditja një javë më pas, kur “Ready to Die” i Notorious BIG u publikua. Debutimi i Mack gjithashtu solli një tjetër projekt muzikor, “Get Down”, edhe pse albumi u zbeh në hijen e suksesit të Biggie. Përpjekja e tij e dytë, “Operation: Get Down” i vitit 1997, nuk prodhoi ndonjë hit u bë përpjekja finale e reperit duke u larguar gjithshtu edhe nga Bad Boy.

Craig njihet për hitin e tij “Flava In Ya Ear” nominuar për çmimin Grammy.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.