I ftuar në “You&Me” me Julkën dhe Arjonin në Energy Radio Fashion Designer-i i njohur nga Kosova Valdrin Sahiti, ka folur “pa doreza” për personazhet e famshme nga Shqipëria dhe Kosova.

Ai krahasoi klientet shqiptare me ato kosovare, zbuloi se kush është femra më seksi e showbizit shqiptar dhe krijoi personazhin perfekt, duke marrë tiparet më të bukura të disa prej yjeve tona.

Valdrini u shpreh se nuk është marrë me shumë personazhe nga Shqipëria, por me vajzat që është marr dukej mjaft i kënaqur, pasi sipas tij vajzat e Shqipërisë janë me pak të interesuara te kosto dhe më shumë tëk cilësia e veshjes. Ai bëri dhe disa dallime mes tyre.

“Besomë, tani ka shumë ndryshime në personalitete dhe në stil. Pëshembull, artistet e Kosovës kanë më shumë stil dhe guxim, ndërsa artistet e shqipërisë kanë më shumë klas dhe njohin më shumë kualitetin, cilësinë, materialin, komoditetin dhe në fund e kanë të rëndësishme të duken mirë dhe seksi. Ndërsa në Kosovë është e kundërta. Për koston në Kosovë pyesin më shumë, ndërsa në Shqipëri duan që një gjë që ta marrin ta kenë të saktë.” (Mund ta gjeni në minutën 9:50)

Për famën Valdrini tha se e donte shumë, duke e krahasuar atë me drogën.

“Fama më pëlqen shumë, sepse unë nuk qendroj tek njerzit modest. Dhe një nga arsyet pse merrem me këtë biznes, është fama. Për mua fama është si droga, sa më shumë e konsumon, aq më shumë e do.”,- tha Valdrini për Energy Radio.

Sigurisht që të punosh me femra, ndodh ti shohësh dhe të zhveshura. Ka parë Valdrini vajza të showbizit nudo? Çfarë mendon bashkëshortja e tij për këtë? A bëhet ajo xheloze?

“Nudo, nudo jo, por topless dhe nuk është çështje sikleti, pasi ne nuk e bëjmë me tentativë, por gjatë ndrimit etj dhe ai është problemi më i vogël, rëndësi ka produkti. Nusja shans ka të bëhet xheloze, edhe bëhet, por edhe qetësohet.”,- tha duke qeshur Fashion Designer-i. (Mund ta gjeni në minutën 15:00)

I pyetur nëse kanë celulit vajzat e ekranit shqiptar, Valdrini tha me sigurinë më të madhe që kjo është normale. Ndërsa për vajzën më seksi nga të gjitha ato me të cilat ka punuar dhe ai zgjodhi trupin e Nora Istrefit.

Femra më seksi e showbizit: Trupi i Norës është. Ka celulit Nora? Po, ka paaaaak.-, tha duke qeshur Designer-i. “Mendoj se Nora është në nga femrat më seksi shqiptare, është bombë”,- shtoi ai. ( Mund ta gjeni në minutën36:58)

Por, Arjoni me Julkën nuk e lanë me kaq, pasi loja e rradhës ishte për të krijuar personazhin perfekt, duke zgjedhur tiparet më të bukura të vajzave të showbizit. Kjo pjesë kaloi me shumë të qeshura dhe për shkak të batutave në lidhje me ndërhyrjet estetike, duke mos përjashtuar nga përzgjedhja personazhe të cilat kanë kryer operacione plastike, por që në fund të fundit duken aq bukur sa Valdrini përzgjodhi disa prej atyre tipareve. (Mund ta gjeni në minutën 38:07)

Sytë: Elvana Gjata
Hunda: Leonora Jakupi
Buzët: Dafina Zeqiri
Qafa: Nora Istrefi, Supe: Nora IstrefiFlokët: Edita Ramadani (bashkëshortja)
Gjoks: Bleona Qerreti, Beli: Bleona Qerreti
Vithe: Nora Istrefi
Këmbët: Elvana Gjata

Stili i veshjes: Koleksioni im i fundit

Ok, tani e krijuam idenë e vajzës perfekte për sytë e Fashion Designer-it… dhe të themi të drejtën na pëlqen shumë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.