Vajza e Khloe dhe Tristan ka Instagramin e saj… me shumë ndjekës (Foto)

Vogëlushja True ka ardhur në jetë të enjten e kaluar, por si një Kardashian që është, ka shënuar suksesin e saj të parë, i cili sigurisht lidhet me rrjetet sociale.

Vajza e Khloe ka tashmë profilin e saj në Instagram, një llogari e cila megjithëse nuk ka ende asnjë postim numëron rreth 179 mijë ndjekës.

Advertisement


Ishte vetë gjyshja Kris Jenner, e cila me anë të një etiketimi tregoi se kjo llogari i përkiste mbesës së saj 6 ditëshe…

Mesa duket vogëlushja ende pa u rritur ja ka dalë të jetë një mbretëreshë instagrami, njësoj si mamaja dhe tezet e saj.