Trump mbërriti në Belgjike, por udhëheqësit e lartë të shtetit kishin plane të tjera

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump mbërritën në Belgjikë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel.

Mirëpo kur u hap dera e avionit privat, presidenti dhe Melania nuk panë asnjë prej përfaqësueve të lartë të shtetit që t’i prisnin në aeroport (ups!)…

Arsyeja? Natyrisht ndeshja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës midis Belgjikës dhe Francës. Asnjë prej zyrtarëve më të lartë, duke filluar nga Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde që e ndoqën ndeshjen në arenën e Shën Petersburgut, e deri tek kryeministri Charles Michel që u rehatua në një zonë për tifozët në qytetin e Braine-le-Comte.

Për të pritur Trump, qeveria belge dërgoi një zyrtar të Ministrisë së Jashtme, Françoise Gustin, pasi edhe titullari i ministrisë kishte shkuar në Rusi.

Edhe pse Belgjika humbi (1-0), nuk ndodh çdo katër vjet që të shkojë në gjysmëfinale…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.