Tom Cruise humbet rolin

Të paktën deri tani Tom Cruise nuk ishte penalizuar për gjatësinë e tij, madje shpesh ishte komentuar se talenti i tij prevalonte mbi gjithçka. Por kësaj radhe 1 metër e 73 centimetrat e tij nuk kanë mjaftuar.

Krijuesi i heroit të famshëm Jack Reacher Lee Child i ka hequr rolin Tom Cruise për ta zëvendësuar atë me një aktor më të gjatë.

Advertisement

Edhe pse Cruise ka interpretuar tashme në dy filma Reacher, Lee thotë se ka disa karakteristika të rëndësishme që nuk përputhen të personazhit me aktorin. Në librin për fëmijë, Reacher është 1.98 centimetra i gjatë, kurse duart i ka në madhësinë e një pjate.

Në fakt përzgjedhja e Cruise për këtë rol u kontestua nga fansat e heroit që kur lajmi u bë publik në vitin 2011. Por mesa duket, lexuesi ka gjithmonë të drejtë.