Tom Cruise, aktori i parë që bën hedhjen më të rrezikshme me parashutë nga 7.6 km lartësi (Video)

Prapaskenat e xhirimeve të Tom Cruise për rolin e tij në filmin “Mission Impossible – Fallout”, janë zbuluar.

Pamjet në fakt janë publikuar nga “Paramount Pictures” të dielën, përmes një videoklipi prej dy minutash e gjysmë që tregojnë përgatitjet intensive të tij. Hedhja me parashutë është xhiruar mbi Emiratet e Bashkuara Arabe.

Advertisement

Cruise hidhet nga një aeroplan duke përdorur teknika ushtarake. Ai hidhet nga lartësia 7.62 km dhe mban një maskë oksigjeni në fytyrë.

Skena është filmuar nga një kameraman që mbante një arparat fotografik në kokë që u hodh vetëm pak më heret se Crusie për të shmangur përplasjen në ajër.

Për ti bërë gjërat akoma më të vështira, skena u filmua në perëndim të dielli, duke u dhënë kohë ekuipazhit vetëm 3 minuta çdo ditë për të realizuar kërcimin.

Në fund e gjithë skena zgjat vetëm disa sekonda në filmin e ri.