Mos e humbisni!

The Weeknd, një nga këngëtarët tanë të preferuar, na tregon se një këngë e mire padyshim duhet shoqëruar me një klip edhe më të mirë.

Advertisement

“Call Out My Name” është kënga e parë me një video muzikore nga mini-albumi “My Dear Melancholy”, këngë kjo që mendohet të jetë shkruar për ish-in e tij, Selena Gomez.

Klipi ka një atmosferë të errët, që herë-herë të jep një ndjesi ankthi. Abel endet rrugëve të një qyteti të shkretë në muzg, më pas shohim kafshë me trupa njerëzish si dhe skena të tjera surreale.

Një punë e shkëlqyer nga regjisori Grant Singer!