Ditën e djeshme u përhap masivisht lajmi se aktori Slyvester Sallone kishte ndërruar jetë pas një “lufte” me kancerin ne prostatë.

Disa orë më vonë ka qenë vetë aktori që ka sqaruar të gjithë fansat e tij se fatmirësisht është gjallë dhe në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Advertisement

Please ignore this stupidity… Alive and well and happy and healthy… Still punching!

A post shared by Sly Stallone (@officialslystallone) on

Megjithatë, më pas këtë situatë aktori e ka shndërruar në komike në rrjetet sociale, ku argëtohet me vajzat e tij për “rikthimin nga vdekja”.
“Reagimi i vajzave pas një stuhie të vogël breshëri… Eshtë kaq e mrekullueshme të kthehesh nga vdekja”,- ka shkruar aktori në videon e tij duke ironizuar ata që shpikën lajmin e vdekjes së tij.