Sot në mbrëmje në Kiev të Ukraninës, do të mbahet edicioni i 62-të i festivalit Europian të këngës. Në Eurovizion 2017 do të konkurojnë 42 shtete, ndër ta edhe vendi ynë. Përfaqësuesja jonë Linda Halimi do të performojë këngën e saj “World”, e katërta në radhë. Kënga e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekst nga Linda Halimi dhe Big Basta është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares. Sa i përket mizanskenës, kënga “World” nuk do të ketë ndonjë perormancë të veçantë, pasi vëmendja do t’i kushtohet tërësisht këngës dhe vokalit të Lindës. Duke shpresuar për një kualifikim të këngës sonë konkurrente, ne i urojmë suksese Lindës në performancën e sotme.

Advertisement