Kjo është e frikshme…

Tani kemi humbur numërimin se sa herë Simpons kanë parashikuar të ardhmen në formën e tyre, por e radhës është largimi nga jeta e shkencëtarit Stephen Hawking më 14 mars (ditë kjo që përkonte me datën e lindjes të Alber Einstein), dy dekada më parë.

Advertisement

Lidhja e frikshme u zbulua këtë fundjavë pasi prodhuesit shfaqën episodin e vitit 1999, të titulluar “Ata shpëtuan trurin e Lizës”, në të cilin ylli Hawking shfaqet në një homazh për vdekjen e tij të mërkurën e 14 marsit.

Skena shfaq Hawking – i cili u diagnostikua me sklerozë amyotrophic lateral (ALS) kur ai ishte 21 vjeç – duke luajtur një këngë me titull “Një histori e shkurtër e rimës”, një muzikë e cila ka shoqëruar punën e tij.

Në karakterin e animuar shfaqet edhe karroca e famshme të cilën Hawking e mbajti për vite të tëra si mjet lëvizës dhe gjithashtu fizikanti mban në qafë një varës me formulën e bërë nga Einstein, E=mc2.

Një referencë e drejtpërdrejtë e Einstein, e cila do të bëhej gjithnjë e më e rëndësishme 19 vjet më vonë, kur Hawking vdiq pikërisht ditën kur Einstein ka lindur.