Një grabitje ndodhi mesditën e sotme në rrugën Tiranë-Rinas, pranë mbikalimit të Kasharit. Katër persona, me dy makina, arritën të ndalojnë autoblindën e policisë private që transportonte paratë e bankës ‘BKT’ drejt Rinasit. Ngjarja ndodhi në mesditë rreth orës 13:30. Një person në vendngjarja ka filmuar gjithë skenën me celular.

Siç shihet edhe në pamje, autorët janë përplasur me autoblindën dhe pasi kanë shkaktuar aksidentin kanë zbritur në tokë shoferin dhe dy shoqëruesit duke arritur të marrin paratë. Transporti kryhej nga policia private “Security Jaguar” me një autoblind dhe një makinë shoqëruese.

Advertisement

Pak minuta më vonë, makinat e autorëve u gjetën në flakë tek Ura e Lumthit.

Kjo është e disataherë që makinat e bankave grabiten teksa transportojne paratë për në Rinas. E njëjta skemë është përdorur edhe në grabitjen e 3 Dhjetorit 2015.

Në video shihet momenti i grabitjes. Autorët nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para. Nga këto pamje duket se shuma e grabitur është shumë e madhe, flitet për 7 thasë me para që mund të kishin brenda rreth 2 milionë euro.

Në video dëgjohet edhe polici privat që shan i revoluar dhe akuzon se këto gjëra mund ti bëjë shteti…