Si ta bëni 2016 një vit pozitiv?

    Nëse dëshironi që ky të jetë një vit i mirë për ju, atëherë me siguri keni edhe disa “pastrime” për të bërë.
    Nëse ka gjëra apo edhe persona që në jetën tuaj nuk sjellin pozitivitet, atëherë ndoshta ka ardhur koha për ti larguar nga vetja.
    Ja një listë nga e cila mund të frymëzoheni.
    1. Rrobat që nuk i keni veshur vitin e kaluar.
    2. Librat e vjetër që nuk keni ndër mend ti lexoni.
    3. Dembelizmat që nuk ju lejojnë të veproni.
    4. Kalendarin e 2015-ës.
    5. Ilace, makeup, kremra, apo cdo gjë tjetër që e ka kaluar datën e skadencës.
    6. Cdo gjë që ka mbledhur pluhur nga mospërdorimi.
    7. Mendimet negative. Këtë vit përqafoni vetëm pozitivitetin.
    8. Paisjet e vjetra elektronike. Mund edhe ti shisni.
    9. Cdo ves që nuk është i shëndetshëm.
    10. Revistat e vjetra.
    11. Ushqimet që e kanë kaluar datën e skadencës.
    12. Njerëzit që në vend t’ju ngrenë moralin dhe t’ju mbështesin, ju bëjnë keq.
    13. Fatura të vjetra, kupona e cdo gjë tjetër që tashmë e keni paguar.
    14. Filxhanë, tasa plastikë dhe cdo enë kuzhine që është shumë e vjetër për tu përdorur.
    15. CD, kaseta, kaseta VHS, DVD që nuk keni ndër mend ti përdorni.
    16. Cdo gjë që nuk të sjell lumturi!

    Advertisement