Eventi i Brit Awards u mbajt mbrëmjen e kaluar në O2 Arena, ku ndër të gjithë yjet e muzikës britanike, nuk mund të mungonte as Rita Ora.

Advertisement

Megjithatë para mbrëmjes dhe performancës së saj, janë gjithmonë shumë orë provash dhe lodhje, për t’u vlerësuar.

Kështu, përmes një videoje në Instagram, Rita na tregon pak se çfarë ka ndodhur në prapaskena në shenjë falenderimi për të gjithë stafin që e ka mbështetur.

“Kjo është pjesa ime e preferuar e gjithë eventit”, shkruan ajo, “Të krijosh, të eksperimentosh dhe të qeshësh me grupin”.