in ,

Shumë herë më lirë! The Sun këshillon lexuesit të vizitojnë Dhërmiun në vend të Korfuzit

Gazeta e njohur britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull plazheve më të lira se vendet e tyre fqinje, madje këshillon se Dhërmiu, duhet ndërruar me Korfuzin, për shkak se është më lirë dhe ofron të njejtin shërbim.

“Ndërro këto pesë vende me këto që po ju tregojmë ne dhe do kurseni ‘një mal me para’”, e titulon prestigjiozja The Sun artikullin, ku sugjeron lexuesit të shkëmbejne Korfuzin me Dhërmiun, Liqenin Como në Itali me Liqenin Bled në Slloveni, Ishullin Naxos me Santorinin, Triesten me Venecian dhe qytetin bullgar Plovdiv me Athinën.

“Një avantazh është fakti se Shqipëria është shumë më e lirë se sa fqinji shumë i dashur, por i tejmbushur me turistë. Një kriko birre në Shqipëri kushton 58 pens, krahasuar me 1.8 paund në Korfuz, ndaj nuk do mend”, shkruan gazeta.

Artikullin e plotë mund ta gjeni këtu.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Konflikti në Dhërmi, Gjykata merr vendimin për autorin e të shtënave me armë

Si arriti 20-vjeçarja Kylie Jenner të krijonte perandorinë e saj në më pak se 3 vjet?!