Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Bolonjës, 2 të vdekur e 67 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Bolonjas në Itali ka ndodhur sot rreth orës 15.00. Pranë një pike karburanti janë vërejtur shtëllunga tymi në qiell në afërsi të aeroportit në veri të vendit. Sipas informacioneve të para, të bëra më dije edhe nga mediat italiane, mësohet se shkak i shpërthimit ka qenë një autobot që transportonte naftë, i cili pësuar një aksident rrugor duke përfshirë edhe edhe automjete të tjera.

Zjarri që pasoi mes autostradës dhe disa daljeve dytësore për automjetet ka shkaktuar deri tani të paktën dy të vdekur dhe 67 të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Advertisement

Ura mbi autostradë është rrëzuar pjesërisht, ndërsa shpërthimi thuhet të jetë provokuar nga një aksident që përfshiu tri automjete të mëdha. Pjesa më e madhe e të plagosurve janë transportuar në spitalin më të afërt të zonës, “Maggiore”.

Ancora video dell’esplosione odierna nei pressi di Bologna. #bologna #bolo #news

A post shared by Vox Populi Vox Day News (@vox_populi_vox_day_news) on

Disa automjete që ndodheshin në koncesionarët aty pranë kanë marrë flakë dhe më pas kanë shpërthyer. Kolona e tymit të shkaktuar nga ky incident është e dukshme nga i gjithë qyteti i Bolonjës. Zjarrfikës të shumtë kanë ndërhyrë, ndërsa në ndihmë është thirrur edhe një helikopter për të frenuar përhapjen e flakëve.

Kryqëzimi i Casalecchios është mbyllur momentalisht për trafikun nga të dyja drejtimet, sikurse është bllokuar edhe unaza e Bolonjës. Bllokime për trafikun janë shkaktuar edhe në brendësi të qytetit.

Një prej mjeteve të përfshira në incident, një autoçisternë që transportonte materiale të ndezshme mori flakë dhe shpërtheu në vend. Rruga tashmë do të qëndrojë e mbyllur për sa kohë të nevojitet për rikostruksionin e saj.

Drejtuesve të bllokuar në radhë të mjeteve u janë shpërndarë shishe uji të ftohta për shkak të temperaturave të larta.