Shumë prej personazheve të njohur i ndodh që të marrin shpesh komente negative nga ndjekësit dhe mesa duket tani është kthyer në “modë” që këto komente negative personazhet ti publikojnë në rrjetet sociale.

Të njëjtën metodë ka përdorur dhe modelja e njohur, Emina Cunmulaj, e cila ka postuar në InstaStory komentet e një fansi që fillimisht i ka dërguar një mesazh ofendues ndërsa më pas e komplimenton për thjeshtësinë e saj.

Advertisement

“Hahaha, sa konfuzion, njëherë më shan pastaj më komplimenton, njerëz të çmendur”,- shkruan modelja në postimin e saj në Instastory.