Epo ka një pajisje përveç jush, që do të mund të bëj “selfie’ dhe ai është frigoriferi juaj.

Një kompani e teknologjisë së lartë për pajisjet e kuzhinës, ka përfshirë brenda frigoriferit një kamer, e cila ju dërgon në kohë reale përmbajtjen e saj, pa qenë e nevojshme të shkoni në shtëpi pas pune, të shihni se çfarë ka brenda në frigorifer, më pas të dilni përsëri për në supermarket dhe në fund, kur të uleshit për të ngrënë, t’ju kishte ikur oreksi.

Advertisement

The appliances stop shoppers doubling up on certain products by sending them shots of the interior of fridges

Kompania ka menduar që t’i shmangni të gjitha listat e gjata për pazar duke e bërë jetën tuaj më të thjeshtë. Kjo teknologji e re do të quhet “Shelfie”, si bashkim i fjalës Shopping dhe Selfie. Jo vetëm kjo, por pajisja do të ketë një çip inteligjent, i cili do t’ju tregojë të gjitha recetat dhe produktet që duhet të blini për përgatitjen e tyre.