SHBA/ Demokratët fitojnë Kongresin, Trump në “halle”

Demokratët amerikanë kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet për Kongresin, duke i dhënë një “goditje” Presidentit Donald Trump.

Marrja e kontrollit të dhomës më të ulët të Kongresit për herë të parë në 8 vjet, do t’u mundësojë demokratëve të pengojnë axhendën e Presidentit. Por, republikanët e Trumpit janë të vendosur të forcojnë kontrollin e tyre në Senat.

Votimi i së martës shihej si një referendum mbi Presidentin, edhe pse zgjedhjet janë në vitin 2020.

Kandidatet femra morën vëmendjen në një cikël zgjedhor që ishte faturuar si Viti i Gruas. CBS parashikon se demokratët do të fitojnë 23 vendet që ata kanë nevojë për të marrë përsipër dhomën më të ulët të Kongresit.

Source / Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.