Rikthimi Selenës me Justin është kthyer në një nga temat më të diskutueshme në showbiz-in ndërkombëtar.

Një nga përsonat që ka dalë kundër lidhjes së tyre ishte mamaja e Selenës, e cila vazhdon të mos e pranojë ribashkimin e tyre. Gjithësesi kjo gjë nuk e pengon çiftin në fjalë për të kaluar momente të bukura me njëri-tjetrin.

Advertisement

Këtë të dielë Justin dhe Selena janë kapur mat nga paparazzi teksa kanë shijuar fundjavën bashkë. Ata janë fotografuar duke u puthur dhe përqafuar në rrugë dhe aspak të shqetësuar nga të sytë që i vështronin.

Selena do të udhëtojë drejt New York-ut për javën e modës dhe me të do jetë edhe Justin, uke e shfrytëzuar këtë takim për të qëndruar më tepër bashkë meqënëse edhe pak ditë po afron Shën Valentini.

Këngëtarja 25-vjeçare ka kaluar një fazë të depresionit këtë periudhë, prandaj nuk ka zhvilluar asnjë koncert dhe nuk ka punuar për të sjellë një projekt të ri, pasi i është dedikuar kurës.