Kënga e titulluar “New Rules” u kthye në një hit muzikor duke kryesuar klasifikimet muzikore në muajin gusht të këtij viti.

Këtë herë Dua Lipa në një intervistë të dhënë së fundmi për një gazetë braziliane, ka konfirmuar lajmin për publikimin e këngës së re, e cila do të dalë në treg në fillim të vitit 2018. Bëhet fjalë për këngën e titulluar “IDGAF” e cila do të jetë kënga e 7-të e publikuar nga albumi më i ri i këngëtares me origjinë shqiptare.

Advertisement

Dua ka shpjeguar se videoklipi është ideuar ndërsa kënga flet për pikat e dobta dhe të forta të vetëvetes që luftojnë me njëra-tjetrën.