Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në samitin e shumëpritur të Singaporit.

Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong-un shkëmbyen opinione të sinqerta në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me vendosjen e marrëdhënieve të reja mes SHBA- RPDK dhe ndërtimin e një regjimi paqeje të qëndrueshme në gadishullin korean. Presidenti Trump angazhohet për të ofruar garanci të sigurisë ndaj DPRK, ndërsa dhe kryetari Kim Jong Un riafirmoi angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e gadishullit korean.

Të bindur se vendosja e marrëdhënieve të reja SHBA- RPDK do të kontribuojë për paqen dhe prosperitetin e Gadishullit Korean dhe të botës, dhe duke pranuar se ndërtimi i besimit të ndërsjellë mund të nxisë denuklearizimin e Gadishullit Korean, Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong Un deklaruan:

1. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK -ja angazhohen të krijojnë marrëdhënie të reja SHBA- RPDK në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe dhe prosperitet.

2. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK do t’i bashkohen përpjekjeve të tyre për të ndërtuar një regjim të paqeje në gadishullin korean.

3. Duke riafirmuar Deklaratën e firmosur në Panmunjom më 27 prill 2018, RPDK -ja angazhohet të punojë për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.

4. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK angazhohen për kthimin e robërve të luftës / të humburve në betejë, përfshirë riatdhesimin e menjëherëshme të atyre që janë të identifikuar tashmë.

Të ndërgjegjshëm që takimi SHBA-RPDK – i pari në histori – ishte një ngjarje epokale me domethënie të madhe e që kapërcen dekada tensioni e armiqësie midis dy vendeve dhe për nisjen e një të ardhmeje të re, Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un angazhohen për përmbushjen e plotë dhe në mënyrë efikase të pikave të kësaj deklarate të përbashkët. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK angazhohen të mbajnë takime të tjera në vazhdimësi, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, dhe një zyrtari të nivelit të lartë të RPDK, në datën më të afërt të mundshme, për zbatimin e marrëveshjeve të takimit SHBA-RPDK.

Presidenti Donald J. Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryetari Kim Jong Un i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë angazhohen të bashkëpunojnë për zhvillimin e marrëdhënieve të reja SHBA-RPDK dhe për promovimin e paqes, begatisë e sigurisë në Gadishullin e Koresë e në Botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.