Lajm i keq: Ribashkimi i Spice Girls nuk ka për të ndodhur…të paktën për momentin.

Vetëm një javë pasi të ishim të gjithë të bindur se grupi i preferuar britanik i vajzave të viteve 90′, do të performonte sërish, na u prenë shpresat.

Këtë sigurisht e ka bërë Posh (Victoria Beckham), e cila na theu zemrat sërish me deklaratën e saj për Vogue: “Nuk kam për të shkuar në turne. Vajzat nuk kanë për të shkuar në turne”.

Lajmi për një ribashkim të tyre qarkulloi javën e kaluar kur Emma Bunton (Baby Spice) postoi një foto me grupin dhe me mbishkrimin “E ardhmja duket pikante”.

Çfarë tjetër mund të mendonim, përveçse një turne prej tyre? Shpresojmë gjithsesi që Posh të ndryshojë mendje…

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here