Këngëtarja dhe aktorja e njohur Rozana Radi, ka treguar gjithmonë dashurinë dhe mungesën e prindërve dhe të afërmve të saj.

Megjithatë një vend të veçantë në zemrën e saj e ze pikërisht i ati i saj, aktori i njohur Ferdinand Radi.

Advertisement

Ditën e djeshme, Rozi ka vendosur të bëjë një dedikim plot dashuri në lëkurë, pra një tatuazh kushtuar babait të saj. Këngëtarja e ka ndarë foton e tatuazhit me miqtë e saj në Instagram, ku  shohim se në shpatullën e saj shkruhet: “I love you daddy” (të dua babi).