Roberto Benigni në filmin ikonë “Pinocchio”

Roberto Benigni do të luajë rolin e Geppettos në filmin “Pinocchio” të Matteo Garrones. Filmi do të jetë një bashkëprodhim ndërkombëtar italo-francez, e do të xhirohet tërësisht në Itali, në zonën e Lacios, Toskanës dhe Puljas.

Xhirimet do të nisin në muajt e parë të vitit 2019. Garrone është shprehur se, të xhirosh “Pinocchio”-n dhe të kesh protagonist Benignin, janë dy ëndrra që i realizohen në të njëjtin film.

Personazhet dhe krijesat fantastike do të realizohen nën kujdesit e Marc Coulier, montazhierit të talentuar dhe fitues të dy çmimeve “Oscar”.

“Kukulla e Kolodit më ka intriguar që fëmijë, kur shkruaja skenarët e parë”, shprehet Garrone.

Kritikët e kinemasë thonë se, në fakt, elemente nga subjekti i “Pinocchio”-s gjenden në të gjithë filmat e Garrones, duke vërtetuar familjaritetin që regjisori ka me këtë vepër.

“Pinocchio” do të jetë një film i shikueshëm nga të gjithë pjesëtarët e familjes, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush si Roberto, i cili ka argëtuar dhe ka prekur miliona spektatorë në të gjithë botën, nuk ia mbërrin të emocionojë dot një publik të çdo lloj moshe.

Regjisori e falënderon aktorin për pranimin në këtë eksperiencë, të cilën e konsideron një aventurë me shumë risqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.