Rita Ora zbulon se ky hit i Selena Gomez ishte shkruar për të (Video)

Ndoshta shumë fasna u habitën kur Rita Ora zgjodhi që në Coachella të mos këndonte këngët e saj, por këngën e Selena Gomez në bashkëpunim me Kygo.

Por ajo e kishte një arsye pr këtë zgjedhje, pasi kjo këngë ishte krijuar për këngëtaren shqiptare. Madje kënga “It ain’t me” ishte krijuar nga i dashuri muzikant i saj , Andrew Watt, për historinë e tyre.

Advertisement

Rita Ora e zbuloi së fundmi këtë detaj ku ndër të tjera tregon: “Kemi punuar së bashku për një kohë dhe kur Kygo më telefonoi, nuk mund ta refuzoja. Ai më pyeti nëse mund t’ia bëja një të mirë dhe ta këndoja këngën. Më pëlqeu ajo këngë. Ishte e shkruar nga ekipi im, prandaj e dija. Ishte e lehtë ta këndoja”.