Rita Ora milionere, ndërsa vëllai punon si kamarier

Sukseset e Rita Orës nuk kanë të ndalur dhe ajo vazhdon të kryesojë top-listat në vende të ndryshme të botës.

Sigurisht që bashkë me suksesin rriten dhe të ardhurat e këngëtares. Dhe sipas “Forbes” në llogarinë e saj bankare numëron mbi 20 milion paund. Megjithatë, pavarësisht pasurisë së vajzës së tyre, familja e saj merret me një biznes të vogël në Londër ku gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare.

Advertisement

Nëna e Ritës, Vera Ora ka publikuar në “Instastory” një foto të djalit, Don, i cili shfaqet duke duke shërbyer si kamerier.
“Don Ora në aksion”,- shkruan Vera në foton e publikuar.

Me sa duket, edhe pse motra e tij merr 17 mijë paund në javë sipas “The Sun”, vëllai i saj nuk e ka problem të shërbejë si kamerier.

Thjeshtësia e kësaj familje duhet vlersuar dhe duhet marrë shembull nga të gjithë.