Rita Ora duket gjithmonë shumë në formë në daljet e saj në skenë.

Dhe normalisht për ti mbajtur ato forma duhet dhe shumë punë njëkohësisht. Sa nga ju e dinin se Rita përpos palestrës, që është bërë një pjesë e pandarë e saj, frekuenton dhe sportin e boksit?

Advertisement

Vërtetë boksi cilësohet si sport burrëror, por kjo nuk e ka ndaluar Ritën ta provojë. 26-vjeçarja është fotografuar së fundmi në “Gotham”, një palestër në New York, ku kishte veshur dorezat e boksit dhe po stërvitej.

Përpos lodhjes që është e dukshme në foto, ajo që na bie në sy është make up-i i këngëtares, që nuk mungon dhe pse në një palestër boksi.
Mesa duket Rita futet në kategorinë e femrave që shkojnë super të kuruara edhe në palestër.