Të gjithë adhuruesit e Mary Poppins, prisnin një surpizë gjatë ndarjes së çmimeve Oscar dhe Disney e mbajti premtimin duke shfaqur trailer-in e parë të “Mary Poppins Returns”.

Me siguri ju kujtohet dadoja lozonjare Mary Poppins, e cila ndryshoi jetët e dy fëmijëve të familjes Banks, Jane dhe Michael, duke i drejtuar ata në një sërë aventurash fantastike. Musical-i i vitit 1964 që fitoi zemrat e shumë e shumë familjeve do të rikthehet sërish në kinema këtë vit, dhe nga klipi i parë kuptojmë se do jetë absolutisht magjike.

Advertisement

Ngjarjet vendosen në Londrën e vitit 1930, gjatë periudhës së depresionit të madh. Tashmë Jane dhe Michael janë rritur dhe jetojnë në Cherry Tree Lane së bashku me tre fëmijet e Michael dhe pastruesen e tyre Ellen. Pasi Michael përjeton një humbje personale, dadoja enigmatike Mary Poppins rikthehet në jetët e familjes Banks dhe përdor aftësitë e saj magjike për të ndihmuar familjen të rizbulojë lumturinë dhe gëzimin e humbur. Emily Blunt është në rolin kryesor të filmit. Colin Firth dhe Maryl Streep janë gjithashtu pjesë e kastit.

Sigurisht pas këtij klipi do ketë dhe shumë të tjerë deri në 25 Dhjetor, data kur filmi do të shfaqet në ekranin e madh.

“Dhe mos harroni, çdo gjë mund të ndodhë, nëse ju e lejoni.” – Mary Poppins