Rikthehet sinjali i kanaleve analoge në televizor

Ditën e djeshme u ndërprenë të gjitha transmetimet analoge, kjo ishte arsyeja pse televizorët nuk kishin sinjal të asnjë kanali televiziv.

Konfuzioni ka qenë i madh, dhe qindra qytetarë janë ankuar për mungesë të njoftimeve paraprake.

Advertisement

Ditën e sotme, Autoriteti i Mediave Audiovizuale rikthen sinjalin e televizioneve analoge.

Vendimi u bë i ditur nga Gentian Sala, kryetar i AMA, sipas të cilit ky sinjal do të riaktivizohet deri në 15 janar të vitit tjetër, për “hir të të drejtës kushtetuese të të gjithë qytetarëve për informim” siç u shpreh ai.