Rikthehet Adele, gati për një album të ri

Na kishte munguar!

Gati tre vjet nga koha kur njoftoi se do të shkëputej nga muzika, këngëtarja me famë botërore Adele duket se ka vendosur të rikthehet me projekte të reja.

Advertisement

Sipas The Sun, ajo po planifikon të nxjerë në treg albumin më të fundit për Krishtlindjen e 2019-ës.

Një burim tha për gazetën: “Ajo është kthyer në Britani dhe ka ndërmend të shkruajë këtu”.

London / Wembley Stadium / Jun 29

A post shared by Adele (@adele) on

 Kujtojmë se në përfundim të turit të saj saj një vit më parë, ajo ka habitur turmën teksa është shprehur se ky mund të ishte dhe koncerti i saj i fundit.

“Pra kjo është. Pas kaq shumë muajsh erdhëm drejt fundit. Kemi qenë në të gjithë Anglinë, Irlandën, nëpër Europë dhe Amerikë. Dhe së fundmi u dha rasti të shkojmë në Australi dhe Zelandë të re gjithashtu. Por turet nuk janë gjëja ime. Unë kënaqem shumë me gjëra të vogla. Plus që jam shumë dramatike si natyrë dhe kam histori të tmerrshme me turet. Tani për tani kaq ishtë!”- shkruante ajo.

Këngëtarja, edhe herë të tjera e ka shprehur frikën dhe ankthin e theksuar që i japin të tilla skena. “E ndjej që turet nuk bëjnë për mua. Duartrokitjet më bëjnë shumë të ndjeshme. S’e di nëse do t’i bëj sërish. E vetmja arsye jeni ju.”- iu drejtua ajo turmës. E gjithë kjo ka trishtuar miliona fansa të saj, të cilët ndjekin me fanatizëm çdo koncert dhe performancë të saj.