Richard Gere pret të bëhet baba në moshën 68-vjeçare

Aktori Richard Gere pritet të bëhet baba për herë të parë me gruan e tij të tretë, 35-vjeçaren Alejandra Silva, të paktën kështu shkruajnë mediat e huaja.

Aktori 68-vjeçar i Pretty Woman, është martuar me publicisten Alejandra Silva në prill, pas katër vitesh të lidhur.

Advertisement

Daily Mail shkruan se ka kontaktuar përfaqësues të aktorit, por nuk ka marrë ende një përgjigje rreth deklaratave që thuhet se Gere ka bërë.

Gere është gjithashtu baba i një djali nga martesa e tij me Carey Lowell.