Instagram tregohet gjithmonë i kujdesshëm kur vjen puna tek “bullizmi”.

Pasi prezantoi një filter për komentet nga viti i kaluar, Instagram tashmë ka vendosur në përdorim një filtër për komentet negative. Ishte vetë Tamar Shapiro, në konferencën vjetore të zhvillimit të Facebook, i cili ka thënë:

“Duke filluar që sot (1 maj), Instagrami do të filtrojë komentet që kanë qëllim të ngacmojnë apo shqetësojnë përdoruesit.”

Filtrimi do të funksionojë automatikisht dhe mund të ndodhë që përdoruesit të mos i shohin fare komentet ofenduese. Komente ofenduese konsiderohen ato në lidhje me pamjen, karakterin apo mirëqenien e një personi. Si dhe, ofenduesit e përsëritur do të penalizohen me pezullim apo fshirje të llogarisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.