Facebook dhe rrjetet e tjera sociale mund të humbasin me miliona përdorues rusë nëse nuk fillojnë që të zbatojnë një ligj të miratuar në 2015 nga autoritetet vendase.

Sipas ligjit në fjalë, të dhënat për shtetasit rusë që regjistrohen nëpër platformat sociale brenda territorit të federatës duhet të ruhen në servera që ndodhen brenda këtyre kufijve dhe jo jashtë Rusisë. Pjesa më e madhe e serverave të rrjeteve sociale ndodhen në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement

Viktima e parë e këtij ligji është platforma LinkedIn, e cila refuzoi publikisht që të vinte në zbatim këtë ligj të autoriteteve ruse. Që prej deklaratës së LinkedIn autoritetet ruse kanë vendosur ta bllokojnë atë.