Pse e shtyu sërish Rita publikimin e albumit të dytë?

Pritej që albumi i dytë i Rita Orës të publikohej tani në pranverë, por diçka ka ndodhur sërish dhe ka detyruar këngëtaren ta shtyj për në vjeshtë.

Disa herë Rita Ora ka treguar për vështirësitë për publikimin e albumit të dytë, pasi dihet se albumi i parë “ORA” ishte publikuar para gjashtë viteve.“Glamour Magazine Germany” raporton se ai është shtyrë për në vjeshtë, pasi albumi duhet të kompletohet me gjithçka që meriton para se të dalë në treg.

Advertisement

Rita ka udhëhequr disa herë së fundmi në top-lista botërore. Ajo kishte nisur tentativën për publikimin e albumit të dytë që në 2014-ën, por pas problemeve me Calvin Harris dhe më pas me “Roc Nation” u detyrua të shtynte punët për më vonë.