Pse e falenderon Dua Lipa Bruno Mars?

Dua Lipa dhe Bruno Mars u bashkuan në turin muzikorë të këtij të fundit, duke dhënë koncerte në vende të ndryshme të botës.

Turi ka filluar që në shtator të vitit që lam pas dhe mbyllet sonte. Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua, e cila ka postuar një foto me Bruno Mars në Instagram, ku e falenderon që e ftoi në këtë aventurë të gjatë.

Advertisement

“Performanca e fundit për mua në turin magjik “24k “sot! Faleminderit Bruno Mars që më ftove këtë muaj aventure të gjatë”,- ka shkruar Dua përkrah fotos.

Kujtojmë që para disa ditësh Dua anuloi disa nga koncertet të turit për shkak të problemeve shëndetësore si pasojë e dhëmballës së pjekurisë.