Aktori Blerim Destani ka arritur të jetë mjaft i suksshem jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Dhe projekti i rradhës për aktorin do të jetë jashtë, pikërisht në Gjermani. Blerimin do ta shohim shumë shpejt pjesë të një seriali të njohur gjerman, “4 Block”.

Advertisement

Xhirimet e serialit kanë nisur tashmë që prej 29 janarit dhe do të zgjasin deri në 15 prill. Regjia e këtij seriali mban firmën e Oliver Hirschbiegel, ku pritet që aktori shqipëtar të shkëlqejë në rolin që do të ketë. Ndërkohë mësohet se serinë e parë ku do të shfaqet Destani do të kemi mundësi ta shohim në muajin Shtator.