Presidenti Thaçi dekoron Era Istrefin, zërin e Kosovës në botë

Era Istrefi u nderua sot nga presidenti Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Ndërkaq, ajo ia dhuroi presidentit një top të Kupës së Botës të nënshkruar nga ish-futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho, si dhe ylli holliwood-ian, Will Smith.

Advertisement

‘Kjo medalje më motivon edhe më shumë për ta promovuar Kosovën sa më shumë që të mundem në të ardhmen. Ndihem e nderuar që kjo vjen prej vendit tim, prej Kosovës ku jam rritur. Për mua është një motivim për të ardhshmen që të punoj akoma edhe më shumë. Jemi një vend me një popull bujar dhe shumë të mirë’’, u shpreh Era sipas raportimeve të Klan Kosova.