Ticketmaster dhe Beyonce postojnë datat, më pas i fshijnë, çfarë po ndodh?!

Nëse kjo është një metodë për t’i mbajtur të gjithë me sy hapur, duket se ia kanë dalë mjaft mirë.

Advertisement

Sido që të jetë, këtë verë pritet një turne i përbashkët nga Beyonce dhe Jay-Z, i cilui quhet “On the Run 2”. Burime pranë tyre konfirmojnë që çifti do të nisë koncertet në gjithë botën. Bashkë me çiftin do të jenë me vete dhe të tre fëmijët.

Përveç turneut me koncerte, Bey dhe Jay kanë punuar në projekte të reja muzikore së bashku. Përflitet se këngët e reja do të performohen në koncertet e turneut.

Kjo nuk është hera e parë që datat publikohen e më pas fshihen, diçka e tillë ndodhi dhe pak javë më parë, por fansat arritën t’i ruanin ato nga faqja e Ticketmaster.