Në prag Krishtlindjesh Lori dhe Sara Hoxha kanë qenë mbremjën e kaluar të ftuara në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Dy motrat mesa kemi parë janë argëtuar shumë në çdo rubrikë të programit. Një ndër pjesët më të bukura por edhe të vështira, është rubrika “Ndaje ose pije”.

Advertisement

Sara është detyruar t’i përgjigjet një pyetje që ka shumë interes për t’u mësuar. “Kur do ta bëjnë dasmën ajo dhe Ledioni”?

Për të shmangur alkoolin, Sara ka preferuar më mirë të tregojë se kur do të zhvillohet dasma.

Sara është shprehur se në vitin 2018  ajo dhe Ledioni do të martohen. Nuk ka dhënë një datë, por vitin e ardshëm ata do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre të dashurisë.