Përveç Erës, edhe Arilena Ara ngriti në këmbë publikun në Kupën e Botës (Foto)

Në një ekskluzive për Chaud Patate, zbuluam disa detaje nga performanca e Arilena Arës në Kupën e Botës dhe tani kemi edhe pamjet.

Këngëtarja ka shkëlqyer teksa ka kënduar hitin që e bëri të njohur të famshme në rrafshin ndërkombëtar, veçanërisht te publiku rus, “Nëntori”.

Advertisement

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa momente të koncertit që është mbajtur në “FIFA Fan Zone” në Moskë.

“Një turmë e pabesueshme! Faleminderit për mirëpritjen Fifa World Cup 2018”, ka shkruar ajo.